Basketboll

Edge ia sheh ‘hajrin’ Trepçës, transferohet në Superligën e Izraelit

Prishtinë(AsistiOnline) – MVP i finaleve të basketbollit kosovar në edicionin 2023/24, Darnell Edge është larguar përfundimisht nga Trepça.

Amerikani është transferuar në rradhët e klubit nga Superliga e Izraelit, Ironi Ness Ziona.

Lojtari ia ka parë ‘hajrin’ performancës me ekipin mitrovicas që së bashku fituan tre trofe dhe kështu siguruan edhe titullin e kampionit në Mitrovicë pas 12 vitesh.

Edge te Trepça kishte mesatare prej 19.5 pikë, 4.3 kërcime dhe 5.6 asistime për lojë, me 47.9% përqindje saktësie nga gjuajtjet për tre pikë.

Edge me Trepçën luajti pak ndeshje edhe në FIBA Europe Cup dhe ishte lider i skuadrës.

Skuadra e re e Edges e ka fituar FIBA Europe Cup-in në stinorin 2020/21 nën drejtimin e ish-selektorit të Kosovës, Brad Greenberg.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.