Trepça e tranferon reprezentuesin e Bahamas
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça po vazhdon ta kompletojë skuadrën edhe me lojtarë të huaj.
I fundit që është prezantuar në rradhët e mitrovicasve është basketbollisti i pozitave 4/5, Samuel Hunter i gjatë 203 centimetra.
Për lojtarin Kosova do të jetë eksperienca e parë evropiane në nivel klubesh, pasi deri tani ka qenë pjesë e kolegjit amerikan ”University of Akron(Akron Zips) me të cilin është paraqitur edhe në turneun final të NCAA Division 1, i njohur ndryshe si March Madness 2024.
Në sezonin 2023/24 Hunter ka zhvilluar në total 34 ndeshje e 33 ndeshje si startues me mesatare prej 26 minuta lojë me, 8.7 pikë, 3.6 kërcime për ndeshje, me 36% saktësi në gjuajtjet për 3 pikë.
Hunter sivjet është paraqitur me Kombëtaren e Bahamas në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike – Paris 2024 e në finale të turneut, Bahamas ka pësuar nga Spanja me rezultat 86-78. Lojtari në këtë turne ka pasur mesatare prej 3 pikëve për ndeshje.
Trepça deri tani ka rinovuar kontratat me shumicën e lojtarëve vendorë, përpos Amin Hot dhe Valdrin Haxhiut e nga të huajt ende nuk ka ndonjë konfirmim vazhdimi, por ka transferuar fundorin Desmond Cambridge JR. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.