Basketboll

Bashkimi zyrtarizon marrëveshjen me Meriton Ismajlin

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Bashkimit vazhdon ta kompletojë skuadrën për stinorin e ri.

Portokallinjët sonte kanë prezantuar në rradhët e veta edhe lojtarin e pozitave 2/3, Meriton Ismailin.

24 vjeçari vjen te Bashkimi pas një edicioni jo fortë të mirë me Pejën, derisa ka luajtur edhe te Prizreni e për një kohë relativisht të gjatë edhe te Prishtina.

Spekulimet e shumta e kishin lidhur atë me ekipin bardhekaltër nga kryeqyteti. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.