Basketboll

Divine Myles transferohet në Poloni

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan me nënshtetësi kosovare, Divine Myles ka gjetur skuadrën për edicionin e ri.

Lojtari që në fund të këtij edicioni ishte prezantuar si lojtar i Pejës, por që nuk mundi të regjistrohej për shkak të dokumentacionit me vonesë, për edicionin e ri është prezantuar si lojtar i ekipit elitar polak, Twarde Pierniki.

Myles u përfol edhe sivjet lidhur me disa skudra nga Kosova, pasi llogaritet si vendor dhe realisht ka pasur interesim por ai qartë duket se nuk e sheh zgjidhje basketbollin tonë për shkaqe të ndryshme.

Myles ka luajtur pak ndeshje për Kosovën edhe pse ka marrë pasaportën nga shteti ynë, derisa në aspektin ekipor kishte luajtur fillimisht te Prishtina e pastaj te P.C Prizreni. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.