Under Header

spot_img

Maxhuni bashkëlojtar me reprezentuesin e Kosovës

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme Edon Maxhuni u prezantua si lojtar i ekipit të njohur francez, Strasbourg.

Lojtari që luan për Kombëtaren e Finlandës por ka prejardhje nga Kosova, tek Strasbourg do ta gjejë edhe ”reprezentuesin” e Kosovës që poashtu u transferua sivjet aty, Dominic Artis.

Maxhuni dhe Artis do të luajnë së bashku te skuadra franceze me Edonin që edicionin e kaluar luajti po në Francë, por me Le Portel e Dominic ishte pjesë e ekipit turk të Çagdas Bodrumspor, derisa para dy sezoneve ishte pjesë e ekipit tjetër francez, Cholet.

Artis u natyralizua në vitin e kaluar nga Kosova në parakualifikimet për Eurobasket 2025, por që ekipi ynë kombëtar nuk arriti synimin duke u eliminuar pas humbjes nga Danimarka në Prizren.

Në 4 ndeshje me Kosovën, Artis luajti me mesatare prej 18.8 pikëve, 4 asiste e 3.8 kërcime për ndeshje.

Vlen të ceket se në dritaren e parë të parakualifikimeve për Botërorin 2027, Artis edhe pse kishte ftesë nuk erdhi te Kosova me arsyetimin lëndimin.

/AsistiOnline.com/

https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2024/07/08/dominic-artis-prezantohet-te-skuadra-e-madhe-franceze/

https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2024/07/18/maxhuni-shuan-shpresat-e-ekipeve-kosovare-nenshkruan-dy-vjet-me-ekipin-francez/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR3OJkQdAfWa_vZQ1o-E_1GWj6VZUG4LzhMosSofOiYCUVcpmLEAr6D4x68_aem_W1kvNy9BOEAR6m314LpivA

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme