Basketboll

Maxhuni shuan shpresat e ekipeve kosovare, nënshkruan dy vjet me ekipin francez

Prishtinë(AsistiOnline) – Edon Maxhuni është bërë me skuadër të re për dy edicionet e ardhshme.

Basketbollisti me prejardhje nga Kosova i lindur dhe rritur në Finlandë, është prezantuar sot nga skuadra e njohur franceze, Strasbourg.

Edoni do të luajë për dy edicionet e ardhshme në ekipin francez që bën gara pothuajse rregullisht edhe në Ligën e Kampionëve edhe pse sivjet nuk do jetë pjesë e garave evropiane.

”Në kërkim të një lideri të ri në rritje, por edhe me përvojë tashmë, Strasbourg sot nënshkroi me lojtarin finlandez Edon Maxhuni (188cm – 26 vjeç) për dy sezonet e ardhshme”, shkruan faqja zyrtare e klubit francez.

Maxhuni sivjet u ofertua zyrtarisht edhe nga skuadra kosovare, Trepça, derisa interesim në të kaluarën për të ka pasur edhe nga Prishtina e Golden Eagle Ylli.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.