Basketboll

”Sezai Surroi” lokacioni më i mundur për zhvillimin e Superkupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sezoni i ri i garave në basketbollin kosovar pritet të fillojë më shpejtë se që u mendua.

Siç raportoi AsistiOnline.com garat pritet të fillojnë me ndeshjet e Superkupës me 7/11 shtator, për të vazhduar më pas me startin e Superligës dhe ndeshjet e Trepçës e Pejës në garat evropiane.

AsistiOnline.com ka mësuar poashtu se një prej lokacioneve më të mundshme për zhvillimin e Superkupës është palestra ”Sezai Surroi” në Prizren, aty ku zhvillon ndeshjet ekipi më i vjetër kosovar i basketbollit, Bashkimi.

Megjithatë një vendim definitiv pritet të merret nga bordi i FBK-së, pas shqyrtimit edhe të kërkesave tjera eventuale nga klubet.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.