Basketboll

Sot në Prishtinë nis FIBA 3×3 Women’s Series, luan edhe Kosova

Më 18/19 korrik për herë të dytë radhazi do të zhvillohet FIBA 3×3 Women’s Series.

Kjo ngjarje do të organizohet në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në FIBA 3×3 Women’s Series marrin pjesë tetë shtete që janë të ndara në dy grupe. Vendi i parë i grupeve kualifikohet direkt në gjysmëfinale, kurse vendet 2-3 luajnë në çerekfinale.

Kosovën në FIBA 3×3 Women’s Series do ta prezantojnë Enisa Kamerolli, Agnesa Rrahmani, Anita Grainca dhe Anilë Selmani.

Kosova është në Grupin A, së bashku me Poloninë, Gyor-in e Hungarisë dhe Izraelin. Ndeshjen e parë, Dardanet e kanë ndaj Polonisë, nga ora 16:00. Sfida e dytë është ndaj Izraelit nga ora 17:50 dhe e fundit ndaj Gyor nga ora 20:50.

Ndeshjet transmetohet në platformën Art Motion.

Komentet janë të mbyllura.