Basketboll

Zyrtare: Valon Bunjaku rikthehet te Bashkimi

Prishtinë(AsistiOnline) – Valon Bunjaku edhe zyrtarisht është rikthyer te Bashkimi.

Basketbollisti prizrenas që në dy edicionet e fundit barti fanelën e Golden Eagle Yllit, ka arritur marrëveshje finale për tu rikthyer te skuadra e Bashkimit.

AsistiOnline.com ka siguruar fotografi ekskluzive nga takimi i drejtorit gjeneral, Kushtrim Kabashi me Bunjakun në zyret e klubit prizrenas, aty ku edhe është nënshkruar e zeza mbi të bardhën.

Bashkimi deri tani ka qenë shumë aktiv me riorganizim dhe që nga ardhja e strukturës së re drejtuese ka treguar stabilitet të madh financiar, me të cilin kishte probleme të konsiderueshme.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.