Maroussi dikur luante në Euroligë, drejtohej nga Bartzokas
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Pejës sot i nis kualifikimet e FIBA Europe Cup.
Verdhezinjët pritet të kenë punë tejet të vështirë me ekipin grek nga Athina, Maroussi.
Kjo skuadër e formuar qysh para viteve të largëta 1896 apo 128 vite histori, nuk ka ndonjë sukses të vazhdueshëm që vlen për tu veçuar, por që dihen cilësitë e basketbollit grek dhe me një konkurrencë të egër me ekipe si Panathinaikos, Olimpiakos, PAOK, Aris etj, është e vështirë të fitohen trofe.
Megjithatë, Peja pritet të ketë punë të vështirë me këtë klub që e ka kompletuar rosterin për stinorin e ri me lojtarë tejet të dëshmuar dhe sivjet ka ambice shumë më të mëdha sesa stinorin e kaluar, shkruan AsistiOnline.com
Në garat ndërkombëtare, Maroussi rikthehet pas një kohe të gjatë, apo thënë ndryshe kur kishte periudhën e artë të klubit dhe luante në Euroligë pranë stinorit 2009/10 dhe drejtohej nga trajneri i jashtëzakonshëm grek që tash drejton gjigantin Olimpiakos, Georgios Bartzokas dhe mbylli sezonin me 10 fitore e 6 humbje, duke mbetur jashtë play off-it.
Mirëpo duhet cekur se Maroussi ka histori interesante në garat evropiane dhe ka të fituar edhe titullin e nivelit të dytë evropian gjatë sezonit 2000/01 i njohur si FIBA Saporta Cup. Pastaj Maroussi arriti në finalen e sezonit 2003–04 në garën e nivelit të tretë të ligave të Evropës (më vonë të quajtur FIBA EuroChallenge ), por humbën në finale ndaj klubit rus UNICS Kazan.
Vlen të ceket se në këtë skuadër për 4 sezone rresht ka luajtur edhe ikona e basketbollit, Vassilis Spanoulis.
Sivjet Maroussi ka nisur shumë herët përgatitjet duke vazhduar bashkëpunimin me trajnerin grek, Nikos Vetoula dhe stafin e tij. Derisa ka nënshkruar me lojtarët Elvar Mar Fridrikkson nga PAOK-u (Greqi), Ismael Sanogo nga Arisi (Greqi), Jonhnathan Stove nga Syntainics (Bundesliga gjermane), Cyril Langewein Roanne (Superliga franceze), Jay Nagle (Sacramento Kings), Spyros Sioutris Amyntas (Liga e parë greke) dhe ka rinovuar me disa nga lojtarët kyç në edicionin e kaluar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.