Under Header

spot_img

Kampioni i femrave zyrtarizon dy përforcime të huaja

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni i Kosovës te femrat, Bashkimi i Prizrenit ka zyrtarizuar dy ardhje të reja në skuadër.

Ekipi prizrenas ka transferuar lojtaret, Caterrion Thompson e Amari Heard.

Thompson e cila luan në pozitat 1/2 së fundmi ishte pjesë e Oakland Wolves në basketbollin anglez, ku pati një mesatare prej 18.4 pikëve per ndeshje.

Derisa, lojtarja tjetër Amari e cila pati një sezon mbresëlënës me Savannah State sezonin e kaluar, kishte mesatarisht 13.9 pikë për lojë, 1.4 asistime për lojë, 2.3 topa të vjedhur për lojë dhe 7.7 kërcime për lojë. Kjo lojtare, gjithashtu ishte deklaruar për WNBA Draft 2024.

Bashkimi ka njoftuar pë vazhdimet e kontratave me tri lojtaret kryesore vendore: Arbnore Përçuku, Diedona Halitaj e Aulona Muhadri. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme