Kosova U20 e mbyll Evropianin e Divizionit B si e 16-ta
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U20 te meshkujt e ka mbyllur sot Kampionatin Evropian – Divizioni B i cili u mbajt në Rumani.
Ekipi kosovar sot ka pësuar nga Suedia 63-73 në garë për rangim sa më të mirë final.
Kjo humbje bëri që Kosova ta mbyll këtë Evropian në pozitën e 16-të.
Bilanci final i Kosovës në këtë Evropian ishte 2 fitore e 6 humbje, derisa arritën që ti shmangen rënies në Divizionin C.
Fitoret Kosova i arriti ndaj Armenisë dhe Moldavisë e humbjet i kishte nga Hungaria, Suedia (x2), Irlanda, Estonia dhe Ukraina.
Lojtarët që luajtën te Kosova në këtë Evropian, nuk kanë pothuajse fare minutazhë në ekipet e Superligës tonë, përjashto ata që e kanë mundësinë të luajnë me licencë të dysfishë. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.