Bashkimi ‘dridh’ merkaton, transferon qendrën e dalluar kroate
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit sonte ka ‘goditur’ merkaton e basketbollit kosovar, duke transferuar qendër të gjatë plot 219 centimetra.
Prizrenasit kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes me qendrën kroate, Robert Rikiç.
Ai vjen nga ekipi Rabotniçki i Maqedonisë, ku është shpallur lojtar i vitit dhe qendra më e mirë e ligës, me statistika prej 15.4 pikë dhe 9.2 kërcime për lojë.
Rikic ka luajtur për 6 vite në ABA Ligë me ekipet e njohura si Zagreb, Shiroki, Buduçnost dhe Igokea.
Ky është transferimi i parë i huaj i Bashkimit, që pothuajse ka kompletuar ekipin me vendorë.
Stinorin e kaluar, Rikic me Rabotniçkin luajti edhe në kualifikimet e FIBA Europe Cup me mesatare prej 7.7 pikë e 5.7 kërcime për ndeshje. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.