Basketboll

Sot nis Evropiani U18 për femra në Prishtinë

Sot në Prishtinë nis Kampionati Evropian U-18 – Divizioni C i cili organizohet nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Ky Evropian do të mbledh rreth vetes 7 shtete si: Malta, Qipro, Kosova, Shqipëria, Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbejxhani.

Ndeshja e parë luhet sot nga ora 14:30 mes Maltës dhe Qipros.

Kosova ndeshjen e parë e luan nesër ndaj Qipros nga ora 19:30.

Fituesi i këtij Divizioni inkuadrohet në Divizionin B. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.