Basketboll

Bashkimi zyrtarizon edhe dy amerikanë

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit ka zyrtarizuar sot edhe dy ardhje të reja të huaja.

Bëhet fjalë për amerikanët, MJ Rhett dhe Mack Smith, njëri i pozitave 4/5 e tjetri i pozitave 1/2.

M.J. Rhett është i gjatë 206 centimetra dhe në edicionin e fundit ka qenë pjesë e College Park Skyhawks në SHBA ku ka luajtur me 1.3 pikë e 1.4 kërcime në 7 ndeshje, derisa ka luajtur edhe në Cibonë, PAOK, Gliwice, Boulazac etj. Ky lojtar ka luajtur edhe te Prishtina në sezonin 2016/17, ku kishte luajtur për kryeqytetasit në BIBL, FIBA Europe Cup dhe garat vendore me mesatare në total prej 16 pikëve.

Derisa, lojtari tjetër Mack Smith përvojë e parë evropiane e ka pasur në elitën maqedonase me ekipet e Akademija FMP dhe së fundmi në Euro Nickel, ku luajti me mesatare prej 17.3 pikëve e 4.3 kërcime në 24 ndeshje, derisa Euro Nickeli e mbylli sezonin si i 6-ti dhe u eliminua nga Pelisteri i Darko Raduloviqit në çerekfinale të play off-it 3-0.

Bashkimi para pak ditësh e prezantoi edhe ardhjen e qendrës kroate, Robert Rikiç. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.