Sot nisin Lojërat Olimpike, basketbolli starton nesër
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike – Paris 2024, që mbahen në shtetin e Francës.
Këto Lojëra do të luhen nga sot e deri me 11 gusht, derisa ndeshjet e basketbollit nisin nesër me datë 27 e ndeshjet e basketbollit 3×3, nisin me 30 korrik.
Ende nuk ka pasur një njoftim zyrtar se ndonjë televizion nga Kosova do ti transmetojë ndeshjet e basketbollit, derisa për çdo përditësim të ri rreth kësaj çështje, do të ju njoftojmë me kohë.
Sa i përket ndeshjeve të basketbollit, ekipet janë të ndara në tri grupe me nga 4 shtete:
Grupi A: Australia, Greqia, Kanada, Spanja
Grupi B: Franca, Gjermania, Japonia, Brazili
Grupi C: Serbia, Sudani Jugor, Puerto Rico, USA.
Faza grupore e kompeticionit luhet në formatin, ku secili ekip luan me të gjitha ekipet e tjera në grupin e tij (gjithsej 3 ndeshje për çdo ekip).
Skuadrat e renditura të parat dhe të dytat në secilin grup dhe 2 skuadrat më të mira të vendit të tretë në fazën e grupeve, kualifikohen për në fazën finale.
Pas përfundimit të fazës në grup do të bëhet shorti për të përcaktuar çiftet e çerekfinaleve.
Skuadrat nga i njëjti grup në fazën e grupeve nuk mund të barazohen kundër njëra-tjetrës në çerekfinale.
Katër fituesit e çerekfinaleve do të kualifikohen për në gjysmëfinale (vendet 1-4).
Fituesit e çerekfinaleve të luajtura nga skuadrat nga vazo D nuk mund të luajnë me njëri-tjetrin në ndeshjet gjysmëfinale.
Katër skuadrat e eliminuara në çerekfinale nuk do të marrin pjesë më tej në garë. Klasifikimi i skuadrave nga vendi i 5-të në të 8-të do të vendoset sipas Rregullave Zyrtare të Basketbollit të FIBA-s.
Ndeshjet e para janë këto:
27 Korrik
Australi – Spanjë, ora 11:00.
Gjermani – Japoni, ora 13:30.
Francë – Brazil, ora 17:15.
Greqi – Kanada, ora 21:00.
28 Korrik
Sudani Jugor – Puerto Rico, ora 11:00.
Serbia – USA, ora 17:15.
Komentet janë të mbyllura.