Basketboll

Australia e mposht Spanjën në ndeshjen e parë të Olimpiadës

Prishtinë(AsistiOnline) – Australia e ka nisur me fitore Olimpiadën e Parisit 2024.

Ekipi nga kontinenti i largët triumfoi ndaj spanjollëve me rezultat 92-80, në një ndeshje të cilën e kontrolloi nga fillimi e deri në fund.

Jock Landale kishte 20 pikë te Australia, derisa u ndihmua shumë nga Patty Mills me 19 e Josh Giddey me 17 të tjera.

Te Spanja, Santi Aldama kishte 27 pikë, derisa Sergio Llull shtoi 17 të tjera, por që s’mjaftuan për fitore.

Në xhiron e dytë, Spanja takohet me Greqinë e Australia ndeshet me Greqinë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.