Kanadaja e fiton super-ndeshjen me Greqinë
Prishtinë(AsistiOnline) – Pak çaste më parë është mbyllur super-ndeshja e parë e ditës në Olimpiadën – Paris 2024.
Kanadaja e ka fituar ndeshjen derbin e ditës së parë ndaj grekëve me rezultat 79-86.
Me një historik interesant të ndeshjes, ku 15 sekonda para fundit grekët e afruan rezultatin në vetëm 3 pikë, duke shkrirë minusin e kanadezëve nga 16 pikë sa kishin në fillim të pjesës së dytë, por që në fund Murray dhe Barret nuk gabuan në dy aksionet e fundit dhe siguruan fitoren për ekipin kanadez.
RJ Barret kishte 23 pikë te Kanadaja duke qenë më i miri, e Shai Gilgeous-Alexander shtoi 21 me Dillon Brooks që kishte 14 pikë.
Te Greqia s’mjaftuan për fitore, Giannis Antetokounmpo me plot 34 pikë e as Kostas Papanikolau me 17 të tjera.
Në xhiron e dytë, Kanadaja luan kundër Australisë e Greqia takohet me Spanjën. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.