Basketboll

Kosova U18 te femrat sot luan në finale të Evropianit në Prishtinë

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U18 te femrat, sot luan në finalen e madhe të Kampionatit Evropian – Divizioni C.

Vashat tona në finalen e madhe ballafaqohen me Azerbajxhanin në sfidën e sontme e cila nis nga ora 19:30 dhe atyre ju duhet përkrahja e madhe nga të gjithë ne.

Me triumf eventual sonte, vashat tona inkuadrohen në Divizionin B.

Të dyjat ekipet në këtë fazë kanë arritur me bilanc të 100%-të dhe sonte pritet të jetë takim mjaftë interesant e me rëndësi të madhe.

Ndeshja luhet në sallën ”1 Tetori” në Prishtinë, aty ku po zhvillohet ky Kampionat Evropian i cili ka nisur nga 23 korriku e sot është dita e fundit. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.