Basketboll

Sot në Olimpiadë luan super-fuqia e botës në basketboll

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e djeshme kanë nisur edhe lojërat e basketbollit në Olimpiadën – Paris 2024.

Pati shumë ndeshje interesante në ditën e parë e sot luan edhe super-fuqia e botës, USA.

Ekipi amerikan do të ballafaqohet me Serbinë në ndeshjen e cila nis nga ora 17:15.

USA sivjet ka mbledhur rreth vetes yjet më të mëdha të saj si LeBron James, Stephen Curry, Kevin Durant, Jayson Tatum, Anthony Davis etj.

Edhe te Serbia në këtë Olimpiadë kanë ardhur Nikola Jokic e Bogdan Bogdanovic. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.