Basketboll

USA e dërrmon Serbinë, paralajmëron se s’ka që e ndal

Prishtinë(AsistiOnline) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nisur Olimpiadën në Paris me fitore demoluese.

Amerikanët e kanë demoluar Serbinë me 26 pikë diferencë 84-110.

Pjesa e parë ishte paksa më e ngushtë (20-25, 49-58), derisa në pjesën e dytë ekipi i superyjeve i drejtuar nga Steve Kerr e shtriu ndikimin apsolut (65-84, 84-107) dhe siguroi fitoren e madhe, për të treguar se është pothuajse i pandalshëm.

Kevin Durant ishte briliant te USA sot me precizitet pothuajse 100%, duke realizuar 23 pikë, e u ndihmua nga LeBron James me 21, Jrue Holiday me 15, Devin Booker me 12 dhe Anthony Edwards e Stephen Curry me nga 11 pikë, secili.

Në xhiron e dytë, amerikanët luajnë ndaj Sudanit Jugor. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.