Grapeland Rahoveci prezanton Bujar Locin, synon Superligën
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i inkuadruar sivjet në Ligën e parë të Kosovës, Grapeland Rahoveci i ka nisur përgatitjet për edicionin e ri të garave.
Faqja zyrtare e klubit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin pejan, Bujar Loci.
”Grapeland Rahoveci ka kënaqësinë të njoftojë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin Bujar Loci. Me përvojën dhe pasionin e tij të palëkundur, jemi të sigurt që ai do të sjellë një frymë të re dhe do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve tona – të cilat janë të qarta qysh në start. Bujar Loci është një prej nesh – ai ka arritur finalen e playoffit të Superligës që mbetet suksesi më i madh i basketbollit Rahovecian. Ndër tjerash, ai ka qenë edhe udhëheqës i grupmoshave të Kosovës, klubeve të femrave dhe ishte asistent i Përfaqësueses A të Kosovës”, shkruan njoftimi i klubit nga Rahoveci.
Loci edhe më herët ka punuar në këtë qytet me ekipin e KB Rahovecit, ku kishte arritur deri në finale të play off-it për titull e ku më pas ishin mposhtur nga Prishtina. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.