Basketboll

Kosova U18 te meshkujt e mbyll fazën grupore në Evropian pa fitore

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U18 te meshkujt e ka mbyllur me humbjen e rradhës, Kampionatin Evropian – Divizioni B i cili po mbahet në Shkup.

Ekipi kosovar u mposht sot nga Polonia me shifrat e përgjithshme 43-75.

Vetëm Erolt Rrahmani shënoi pikë dyshifrore te Kosova sot, gjithsejt 13, derisa Mal Tusuni kishte 7 e Mal Syla 6 sosh.

Në fazën grupore Kosova ka pësuar në 6 ndeshjet e luajtura.

Nga nesër, Kosova luan për rangim final në këtë Evropian dhe ka rrezik që të bie në Divizionin C. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.