Basketboll

Vëllaznimi zyrtarizon përforcimin e parë

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka prezantuar përforcimin e parë për stinorin 2024/25.

Gjakovarët kanë nënshkruar me amerikanin, Trey Anderson i gjatë 201 centimetra dhe i cili luan në pozitat 4/5.

Për Anderson, Vëllaznimi do jetë përvoja e parë evropiane dhe i cili lojtar vjen nga kolegji amerikan San Jose State në NCAA1, ku luajti në tri edicionet rradhazi.

Në stinorin e fundit, ai u paraqit me mesatare prej 10.9 pikëve, 4.4 kërcime e 1.2 asiste në 29 ndeshje.

Vëllaznimi deri tani e ka zyrtarizuar edhe nënshkrimin me trajnerin, Branimir Paviq. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.