Basketboll

Gjermania e mposht thellë Francën, kalon grupin si lidere bindëse

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjermania e ka mbyllur fazën e grupeve në Lojërat Olimpike – Paris 2024, me fitore bindëse ndaj Francës.

Ekipi gjerman e mposhti thellë nikoqiren e këtyre lojërave, Francëm me shifrat e përgjithshme 71-85.

Dennis Schroder e Franz Wagner që të dy me nga 26 pikë, shkëlqyen sonte në fitoren e Gjermanisë, në anën tjetër Victor Wembanyama kishte 14 pikë te Franca.

Me këtë fitore, Gjermania kalon si lidere në fazën e dytë, derisa Franca kalon tutje nga vendi i dytë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.