Basketboll

Greqia e mposht Australinë, komplikohen gjërat në grupin A

Prishtinë(AsistiOnline) – Greqia e ka ‘befasuar’ Australinë në ndeshjen e fundit në grupin A të Olimpiadës që po zhvillohet në Paris.

Ekipi i drejtuar nga Vassilis Spanoulis e nisi shumë mirë këtë sfidë, duke krijuar diferencë pikësh dhe australianët vazhdimisht e ndoqën rezultatin, duke u afruar deri në 2 pikë para fundit, por jo mjaftueshëm dhe Greqia në fund fitoi 71-77.

Giannis Antetokounmpo ishte më i miri te grekët me 20 pikë, 7 asiste e 6 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Thomas Walkup me 18 pikë dhe Dino  Mitoglu me 13 sosh.

Te Australia s’mjaftuan, Jock Landale me 17 pikë e Paty Mills me 13 sosh.

Momentalisht, në grupin A Kanadaja ka dy fitore, derisa Greqia, Australia e Spanja kanë nga një tjetër. Sot me fillim nga ora 17:00 luhet ndeshja e fundit e grupit mes Kanadasë dhe Spanjës, ku pritet të definohet gjithçka.

Vlen të ceket se nga tri grupet, dy ekipet e para kalojnë në fazën e dytë dhe dy ekipe nga vendet e treta (në bazë të statistikave më të mira). /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.