Kosova (U18) te meshkujt pëson edhe nga Holanda me rezultat të thellë
Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U18 në konkurrencën e meshkujve e ka pësuar sot edhe humbjen e rradhës në Kampionatin Evropian i cili po mbahet në Shkup.
Djemtë kosovarë u mposhtën nga Holanda me shifrat e thella 55-102.
Andi Ahmeti kishte 17 pikë te Kosova sot, gjersa pikë dyshifrore realizoi edhe Besim Bytyqi që shtoi 12 të tjera.
Të gjitha ndeshjet në këtë Evropian, Kosova i ka humbur minimalisht me 25 pikë dallim.
Me këtë humbje, Kosova është në rrezik serioz të rënies në Divizionin C, derisa ndeshja e rradhës për ta luhet nesër kundër Estonisë. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.