Basketboll

Letonia 3×3 e pandalshme, mposht edhe Serbinë para kohës

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe gjatë ditës së sotme po zhvillohen ndeshjet e basketbollit 3×3 në Olimpiadën në Paris.

Letonia deri tani është e vetmja skuadër pa humbje, ku para pak minutash e mposhti edhe Serbinë 21:14 dhe numrin 1 të saj në botë për 3×3, Strahinja Stojacic.

Letonezët i prijnë tabelës me 6 fitore nga 6 ndeshje e pas tyre vjen Holanda me 4 fitore e dy humbje.

SHBA-të tek sot arritën fitoren e parë, duke mposhtur Francën 19-21 e sonte e kanë edhe ndeshjen e gjashtë ku luajnë ndaj Kinës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.