Basketboll

P.C Prizreni transferon Rilind Krasniqin

Prishtinë(AsistiOnline) – P.C Prizreni ka zyrtarizuar sot një transferim për edicionin e ri të garave.

Bardhezinjët kanë shtuar në skuadër lojtarin therandas, Rilind Krasniqi.

”Me kënaqësi ju njoftojmë se Rilind Krasniqi rikthehet përsëri në Proton Cable Prizreni. Krasniqi ka qenë pjesë e disa skuadrave të sukseshme ndër vite si Golden Eagle YLLI, Sigal Prishtina, KB Bashkimi, KB Kalaja Prizren. Ndërsa sezonën e kaluar udhëhoqi skuadrën New Basket deri në finale dhe ishte lojtari më i dalluar. Bashkë drejt sukseseve të reja. Mezi presim të shohim shkëlqimin tënd në fushë këtë sezon”, shkruan njoftimi i klubit prizrenas.

 

Komentet janë të mbyllura.