Basketboll

Devonte Upson nënshkruan me PAOK-un e Greqisë

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish basketbollisti i Trepçës në edicionin e kaluar, Devonte Upson është bërë me ekip të ri.

Qendra amerikane ka nënshkruar kontratë me PAOK-un e Selanikut në elitën greke.

Upson u transferua te Trepça në shkurt të vitit 2024 dhe me mitrovicasit fitoi kampionatin e Kupën e Kosovës, duke luajtur mesatare prej 8.2 pikë e 5.3 kërcime për ndeshje.

Ai ishte lojtari më i paguar në Superligën e Kosovës në stinorin e kaluar, por që duhet pranuar se performancat e tij nuk ishin ato që ishte pritur dhe në momentet vendimtare për titull, Adis Beçiragiq preferonte të tjerë lojtarë në vend të tij. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.