Basketboll

Ekskluzive: Trepça afër marrëveshjes me reprezentuesin danez, Kevin Larsen?

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça është afër kompletimit të skuadrës për edicionin e ri të garave.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, mitrovicasit janë në bisedime të avancuara me qendrën e njohur daneze, Kevin Larsen.

I gjatë 208 centimetra, Larsen në tri edicionet e fundit ka luajtur me ekipin spanjoll të Estudiantes me të cilët sivjet kanë arritur të inkuadrohen në Superligën spanjolle dhe në 41 ndeshje, Larsen ishte paraqitur me mesatare prej 10.8 pikëve, 5.6 kërcime e 2 asiste për ndeshje.

Para Estudiantes, Larsen ka luajtur në Spanjë edhe me Breogan, Palencia e Bilbao, derisa ka përvojë edhe në Gjermani me Syntainics në Francë me Lille dhe në Danimarkë me Horsens.

31 vjeçari, para ardhjes në Evropë si profesionist, kishte luajtur 4 sezone rresht me kolegjin amerikan nga NCAA, George Washington Colonials.

Larsen është emër i njohur për basketbollin kosovar, pasi ka luajtur kundër Përfaqësueses së Kosovës me Kombëtaren e Danimarkës në të cilën bën pjesë rregullisht prej vitesh.

Mbetet të shihet gjatë orëve dhe ditëve në vazhdim nëse kjo marrëveshje do të kompletohet. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.