Basketboll

Franca 3×3 e eliminon Serbinë nga Lojërat Olimpike, në gjysmëfinale kalon edhe Lituani

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte janë mësuar skuadrat gjysmëfinaliste të basketbollit 3×3 në Lojërat Olimpike 2024 që po mbahet në Francë.

Ekipi nikoqir i këtyre lojërave, Franca ka arritur në gjysmëfinale duke e mposhtur Serbinë 19-22 dhe kështu ia ka pamundësuar të luftojë për ndonjë medalje.

Në gjysmëfinale, Franca do të takohet me ekipin e pamposhtur deri tani në këtë garë, Letoninë.

Në gjysmëfinale sonte ka arritur edhe Lituania që ka triumfuar në çerekfinale ndaj Polonisë 21-15, derisa në gjysmëfinale do të ndeshet me Holandën.

Të dyja ndeshjet luhen nesër në mbrëmje. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.