Kosova U18 (M) fiton në ndeshjen e fundit dhe i shpëton rënies në Divizionin C
Më të dalluarit tek Kosova në këtë fitore ishin Erolt Rrahmani me 14 pikë e Mal Tusuni me 12 sosh.
Me këtë fitore, Kosova siguroi Divizionin B edhe për vitin e ardhshëm, derisa kishte bilanc tejet negativ prej 6 humbjeve e vetëm 1 fitore.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të FIBA U-18, Kampionati Evropian Divizioni B, ku nga 22 shtete pjesëmarrëse, Kosova u rëndit e 21. Derisa ky Evropian u zhvillua në Shkup të Maqedonisë.
Maqedonia e ka fituar këtë Divizion, duke e mposhtur Austrinë në finale dhe duke u ngjitur në Divizionin A.
Komentet janë të mbyllura.