Basketboll

Holanda 3×3 shkruan historinë, fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2024

Prishtinë(AsistiOnline) – Holanda është fituese e Lojërave Olimpike 2024 në basketbollin 3×3.

Kombëtarja holandeze e ka mposhtur në finale nikoqirin e këtyre lojërave, Francën me rezultat tepër të ngushtë 17-18.

Finalja ishte e jashtëzakonshme ashtu sikurse i tërë turneu, duke vendosur fituesin vetëm pas vazhdimeve dhe atë në të qintat e fundit të aksionit me dyshen e pabesueshme të Worthy de Jong i cili e fitoi takimin për holandezët dhe ia siguroi shtetit të tij medaljen e artë.

Vlen të ceket se de Jong është lojtari i tretë më i mirë në ranglistën e FIBA 3×3 dhe kjo fitore e tyre e këto pikë vendimtare të tij, mund t’ia rrëmbejnë pozitën e parë, lojtarit serb Stojaçiq i cili aktualisht e mban primatin.

Holanda e fiton këtë medalje të artë për herë të parë në histori në paraqitjen e dytë të basketbollit 3×3 në Lojëra Olimpike, derisa në herën e parë në vitin 2020 të artën e kishte fituar Letonia, që sivjet edhe pse mbylli grupet si lidere, u mposht në gjysmëfinale dhe mbylli garën si e 4-ta.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.