Junior 06 transferon edhe lojtaren e tretë të huaj
Skuadra e inkuadruar sivjet në Superligën e Kosovës te femrat, Junior 06 Moni Bau ka kryer edhe transferimin e tretë të huaj.
Ekipi prizrenas ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me lojtare, Tanyia Gordon e cila luan në pozitat 3/4.
Gordon te Junior 06 vjen pas përvojës me kolegjin amerikan Lander University me të cilët ka pasur mesatare prej 13.2 pikë, 5.1 kërcime e 2.4 topa të vjedhur.
Kjo është lojtarja e tretë e huaj te prizrenasit pas, Abby Ogle dhe Sydney Coombs.
Komentet janë të mbyllura.