Basketboll

SHBA si në stërvitje kalojnë në gjysmëfinale

Prishtinë(AsistiOnline) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kompletuar katërshën gjysmëfinale të Olimpiadës 2024.

Skuadra e super-yjeve amerikane fitoi fare lehtë ndaj Brazilit sonte me rezultat prej 87-122.

I gjithë ekipi amerikan sonte realizoi pikë e më të dallurit ishin, Devin Booker me 18 dhe Anthony Edwards me 17 sosh.

Te Brazili, Bruno Caboclo ishte larg më i dalluari me 30 pikë.

Në gjysmëfinale, SHBA-të takohen me Serbinë me 8 gusht, një misiok ky thuajse i pamundur për ekipin ballkanik.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.