Bashkimi nis përgatitjet për edicionin e ri, synon rrugën e sukseeve
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi më i vjetër kosovar i basketbollit, Bashkimi i Prizrenit sot ka nisur përgatitjet për stinorin e ri.
Portokallinjët që do të drejtohen nga trajneri maqedonas Darko Radulloviq, filluan përgatitjet të kompletuar dhe me të gjithë lojtarët prezent.
”Sot filluam përgatitjet për edicionin e ri. Trajneri Radulović dhe asistentët e tij i kishin të gjithë lojtarët prezentë. Atmosfera është shumë pozitive dhe ekipi duket i motivuar dhe i përkushtuar për sezonin që vjen. Trajneri dhe stafi janë të kënaqur me angazhimin e treguar që nga dita e parë”, shkruan njoftimi i klubit.
Klubi sivjet ka bërë transfere të shumta vendore dhe të huaja, derisa ka mbajtur edhe disa nga lojtarët vendorë të edicionit të kaluar.
Stafit të trajnerëve do ti prijë Darko Raduloviq i cili edicionin e kaluar drejtoi Pelisterin e Maqedonisë Veriore dhe mbetën si nënkampion.
Klubi sivjet ka angazhuar si ndihmës të Raduloviqit edhe legjendën e klubit, Bledar Gjeçajn, derisa skuadrën fizikisht do ta përgatisë trajnerin i çertifikuar nga Shoqata e Trajnerëve të Kondicionit dhe Përgatitjet Fizike të Euroligës, Yner Berisha. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.