Prizreni e transferon Burim Zekiqin
Prishtinë(AsistiOnline) – Burim Zekiqi është zyrtarisht lojtar i Proton Cable Prizrenit.
Skuadra bardhezi ka njoftuar sot për marrëveshje me lojtarin mitrovicas i cili deri tani ishte pjesë e Vëllaznimit.
Zekiqi në të kaluarën ka luajtur edhe te Trepça e Peja, derisa në dy edicionet e fundit është paraqitur me gjakovarët. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.