Basketboll

Bora nënshkruan me alo-qendrën amerikane nga kolegji i Arkansasit

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i inkuadruar sivjet në Superligën e Kosovës, Bora ka prezantuar edhe transferimin e tretë të huaj për edicionin e ri.

Prishtinasit kanë njoftuar se kanë transferuar basketbollistin amerikan, Jalen Graham.

Lojtari në fjalë është i gjatë 206 centimetra dhe në dy edicionet e fundit ka qenë pjesë e kolegjit amerikan të Arkansas Razorbacks me të cilët në stinorin e fundit u paraqit në 21 ndeshje me 7.6 pikë e 3 kërcime.

Paraprakisht, Graham tri sezone i ka zhvilluar edhe me kolegjin tjetër amerikan, Arizona State Sun Devils e Kosova do jetë përvoja e parë profesionale për të.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.