Basketboll

Mosley nga NBA G-League kompleton transferet e verës te Bora

Prishtinë(AsistiOnline) – Bora i ka kompletuar transferimet e verës me një lojtar të huaj tejet cilësor.

Bëhet fjalë për amerikanin Isiaih Mosley i cili është i gjatë 196 centimetra dhe luan në pozitat 1/2.

Mosley në edicionin e fundit ka luajtur me tri ekipe nga NBA G-League, Greensboro Swarm, Wisconsin Herd dhe Rip City Remix në total me mesatare prej 3.8 pikëve.

Me kolegj lojtari ishte pjesë e Missouri State Bears dhe Missouri Tigers. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.