Basketboll

Agnesa Rrahmani transferohet në Greqi

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistja kosovare Agnesa Rrahmani është transferuar në basketbollin grek.

Lojtarja e Kosovës dje është prezantuar mbrëmë nga ekipi grek i ”Athinaikos”, si lojtarja më e re e tyre.

Kjo është përvoja e parë për Rrahmanin si lojtare në një ekip të huaj.

Kjo skuadër sivjet do të garojë në Ligën e parë të Greqisë (një divizion pas Superligës).

Rrahmani në edicionin e kaluar ishte pjesë e Peja 03, derisa ka luajtur edhe te Prishtina e Kastrioti i Ferizajit.

Prej vitesh basketbollistja ferizajase paraqitet rregullisht me Përfaqësueset e Kosovës A, si dhe atë në 3×3. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.