Basketboll

Njihuni me tre lojtarët e huaj të Prishtinës

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia e shumëfishtë e Kosovës, Sigal Prishtina gjatë dy ditëve të fundit ka prezantuar tre lojtarë të huaj,

DJ Burns, Jalen Moore dhe Rashad Williams janë ardhjet e deritanishme të huaja të kryeqytetasve.

DJ Burns është ardhja e parë tek Prishtina, ai është i gjatë 201 centimetra dhe vjen tek Prishtina pas eksperiencës me Youngstown State Penguins në NCAA1,ku luajti me mesatare prej 13 pikëve e 11 kërcimeve për ndeshje. Burns është aktivizuar më herët edhe me Murray State.
Jalen Moore, luan në pozitën e organizatorit të lojës (1), është i gjatë – 1,80 centimetra. 25 vjeçari gjatë edicionit 2022/23 luajti me Oakland Grizzlies në NCAA1 me mesatare prej 19.6 pikëve e 5.5 asistimeve për ndeshje, derisa edicionin e kaluar luajti gjithsej 10 ndeshje në elitën e Islandës me dy skuadra të ndryshme me një mesatare të afërt prej 28 pikëve.
Rashad Williams, i cili mund të luajë në pozitat 1/2 është i gjatë 188 centimetra. Lojtari pritet të bashkohet me Prishtinën pas eksperiencës me Arkansas-Pine Golden Lions në NCAA1 ku luajti me mesatare prej 17.3pikëve e 40.1% saktësi për tre pikë.
Ardhjet e huaja të Prishtinës sivjet pothuajse të gjitha nga kolegjet amerikane. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.