Basketboll

Prizreni transferon lojtarin e dytë të huaj

Prishtinë(AsistiOnline) – P.C Prizreni e ka zyrtarizuar sot edhe transferimin e dytë të huaj për skuadrën.

Prizrenasit kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes me 32 vjeçarin, Lenzelle Smith.

Ai luan në pozitat 2/3, derisa ekipi i fundit ka qenë Alba Fehervar në Hungari e ka luajtu edhe në Kormend tek shteti i njejtë, por ka luajtur edhe në izrael, Greqi, Itali, NBA-G League etj.

Prizreni deri tani e ka kompletuar skuadrën me vendorë dhe pas Trevon Spencer, Smith është përforcimi i dytë i huaj. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.