Basketboll

Grapeland shton edhe një amerikan në skuadër

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra që po e kërkon sivjet me çdo kusht inkuadrimin në Superligën e Kosovës, Grapeland Basketball ka prezantuar edhe një transfer të huaj.

Klubi nga Rahoveci ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me amerikanin, Zuri Campbell.

Ai ishte pjesë e ekipit Smit Roma në Serinë C Gold të Italisë. Së fundmi, ai luajti në Ligën Kombëtare të Basketbollit të Ugandës (NBL) për ekipin Kiu Titans.

”Me përvojën dhe talentin e tij, Campbell pritet të sjellë një ndikim të madh në ekip!”, shkruan njoftimi i klubit rahovecas.
Grapeland deri tani ka zyrtarizuar për trajner Bujar Locin dhe ka prezantuar disa transfere vendore.

Komentet janë të mbyllura.