Basketboll

Serbi Raduljica i Maroussit me të cilët luan Peja: ”Kosova & Metohija, Serbia”

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra jonë kosovare, Peja sivjet do të luajë në kualifikimet e kompeticionit evropian, FIBA Europe Cup.

Verdhezinjët në raundin e parë ndeshen me skuadrën greke, Maroussi, skuadër kjo që vjen nga një shtet i cili nuk e ka njohur Kosovën.

Ndeshja e parë luhet në Athinë me 24 shtator, derisa e dyta në Pejë me 27 shtator.

Në skuadrën greke sivjet për sezonin e dytë rresht paraqitet qendra serbe, Miroslav Raduljica, lojtar ky që ende pa u takuar mirë ekipet në parket ka filluar me provokime nacionaliste të shtetit shovinist prej nga vjen, ku në prezantimin e rosterit nga klubi i tij, ka shkruajtur një koment me mbishkrimin: ”Kosova e Metohija, Serbia”, duke lënë të nënkuptohet se edhe ky person e sheh në ëndrra se kinse Kosova ende është pjesë e Serbisë.

Përkundër provokimeve që po i bën ky lojtar, tifozët e Pejës dhe të gjithë kosovarët që shkojnë ta përkrahin klubin kosovar me 27 shtator në ”Karagaç” duhet të kenë kujdes me veprimet e tyre, pasi dihet se ndaj shqiptarëve gjithmonë ka pasur ”dorë të hekurt” në dënime. Ajo çka i nevojitet Pejës në përballjet ndaj skuadrës greke, është përkrahja masive në palestër dhe jashtë saj.

Të kujtojmë se Raduljica ka karrierë të pasur si lojtar madje deri në NBA, derisa ka luajtur edhe për dy ekipet e njohura serbe, Partizan e Crvena Zvezda. /AsistiOnline.com/

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Komentet janë të mbyllura.