Edhe KEK-u me transfer amerikan, transferon ish lojtarin e Tiranës
Liga e parë e Kosovës te meshkujt sivjet pritet të jetë shumë interesante.
Disa ekipe tashmë kanë shpallur kandidaturat e tyre për inkuadrim në Superligën e Kosovës, derisa njëra nga to është edhe KEK-u i Obiliqit.
Për ti arritur objektivat klubi i i KEK-ut ka arritur marrëveshje edhe me një lojtar të huaj.
Klubi nga Obiliqi ka arritur marrëveshje me organizatorin amerikan, Reggie Clark.
25 vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Tiranës në Shqipëri me të cilët luajti në Ligën Unike dhe fituan kampionatin shqiptar.
Clark përpos Shqipërisë së fundmi ka luajtur edhe në Lituani me skuadrën e Palangos Kursiai.
KEK-u ka transferuar në rradhët e veta edhe vendorët: Ergin Grosha, Ismail Voca, Donat Rexhepi, Endrit Qovanaj e deri në fund të afatit kalimtar priten edhe disa lëvizje të tjera.
Komentet janë të mbyllura.