Basketboll

Lekndreaj rikthehet te Prishtina

Prishtinë(AsistiOnline) – Daniel Lekndreaj është rikthyer zyrtarisht te Sigal Prishtina.

Klubi bardhekaltër ka njoftuar sot se basketbollisti nga Shkodra do jetë pjesë e tyre për stinorin e ri.

Lekndreaj stinorin e kaluar u paraqit te Vëllaznimi si i huazuar nga Prishtina.

Basketbollisti shqiptar në Kosovë llogaritet si lojtar vendor i natyralizuar, derisa ka bërë karrierë edhe te Peja e Bashkimi, ai  njihet për luftën e madhe që bën për top si mbrojtje ashtu edhe sulm.

Lekndreaj te Vëllaznimi kishte mesatare prej 10.4 pikë, 7.4 kërcime e 2.7 asiste për ndeshje. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.