Transferi i vitit në Ligën e parë, Grapeland arrin marrëveshje me Bardh Rexhën
Prishtinë(AsistiOnline) – Grapeland Basketball vazhdon çdo ditë me prezantimin e ekipit për stinorin që po vjen në Ligën e parë.
Klubi nga Rahoveci sot ka bërë lëvizjen e madhe, duke njoftuar marrëveshjen e madhe me djaloshin e qytetit, Bardh Rexha.
Rexha në të kaluarën ka luajtur me Rahovecin dhe Vëllaznimin, derisa siç mëson AsistiOnline.com ka pasur një interesim dhe insistim të madh nga klubet e Superligës për ta pasur në rradhët e veta, por që Bardhi ka zgjedhur skuadrën e vendlindjes për të synuar rikthimin e Rahovecit në hartën e basketbollit elitar kosovar.
Komentet janë të mbyllura.