Basketboll

Vashat e Kosovës U16 e nisin Evropianin me humbje nga Turqia

Vashat e Kosovës e nisën me humbje  FIBA U16 Women’s EuroBasket, Divizioni B, që filloi në Konya të Turqisë dhe do të zgjasë deri më 24 gusht.

Në ndeshjen e parë, kishin përballë Turqinë dhe përkundër se dhanë maksimumin pësuan me shifrat 45:105 (10:12, 6:38, 13:26, 16:29).

Periudha e parë ishte e baraspeshuar, por nga periudha e dytë, vendaset filluan shkëputjen dhe fituan me 60 pikë dallim.

Te Kosova, Klea Gashi kishte 15 pikë e Gerta Hoti shtoi 9 pikë e 12 kërcime.

Nesër Kosova do të ndeshet me Ukrainën nga ora 18:00, derisa më pas do të ndeshet me Sllovakinë dhe Islandën.

Komentet janë të mbyllura.