Vëllaznimin konfirmon paralajmërimin e AsistitOnline, transferon Arian Azemin
Prishtinë(AsistiOnline) – Arian Azemi është lojtari më i ri i Vëllaznimit.
Gjakovarët kanë njoftuar sot se kanë arritur marrëveshje me ish-lojtarin e Istogut.
”Hap pas hapi, Vëllaznimi po vazhdon të kompletohet për sezonin e ri dhe jemi të gëzuar të ju njoftojmë për Arian Azemin si përforcimin më të ri. Djaloshi i lindur dhe rritur në Brooklyn të SHBA-ve, por me rrënjë shqiptare, ka vendosur t’i bashkohet familjes kuqezi duke refuzuar oferta të tjera për të qenë pjesë e një klubi më shumë se sportiv-familje”, shkruan komunikata e klubit gjakovar.
Në sezonin e fundit me Istogun, Azemi kishte 14.6 pikësh, 4.4 kërcimesh dhe 4.9 asistimesh në 27 ndeshje. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.